‘Jam xheloz, zihemi se është dembele s’bën punë shtëpie’, Klinton Zeqiraj flet për lidhjen me Miss-in

0
280

Ekaterina Dubenik është bukuroshja nga Bjellorusia, e cila ishte konkurrente në Miss Globe 2022, ku u vlerësua me çmimin “Miss golden Girl”. Ajo ishte e ftuar sot tek “Rudina” së bashku me partnerin e saj, gazetarin e njohur Klinton Zeqirajn.

Së bashku ata kanë treguar se si ka nisur historia e tyre e dashurisë, por gjithashtu dhe zënkat mes tyre për shkak të distancës.

‘Jam xheloz, zihemi se është dembele s’bën punë

Klinton Zeqiraj: Jemi njohur te biznesi im që kemi në Sarandë. Ekaterina punonte në një agjenci turistike, fliste për guidën, Ksmailin, për plazhin në Sarandë dhe apartamenti që kjo qëndronte me vajzat e tjera nga Bjellorusia ishte afër supermarketit tim. Dhe vinte çdo ditë. Dhe unë sa e pashë thashë, kjo është… Ishte vërtetë si dhuratë. Fillova të flisja me të çdo ditë. I dhurova lule për herë të parë, s’kisha dhuruar ndonjëherë, por kjo ma dha atë impaktin.

“Edhe zihemi, se në çdo çift nuk është çdo gjë vaj. Ekatrerina është shumë tip i qetë, të kupton për çdo gjë. Unë jam ndonjëherë grindavec, pak mistrec. Kam qenë shumë xheloz më përpara, në kohën kur kishim lidhje në distancë, se edhe lidhjet në distancë kanë atë të vetën, që krijohen xhelozi të tepruara. Tani zihemi pse s’ke bërë punët e shtëpisë, se është pak dembele kjo”, u shpreh Klintoni.