“Jam i pikëlluar”/ Kryeministri Rama, ndan mesazhin e lamtumirës: E kisha…

Kryeministri Edi Rama, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidenti të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shkruan Rama.

Gjithashtu, kryeministri i Shqipërisë uron pasuesin e fronit, Sheikh Mohammed bin Zayed me të cilin ka një miqësi dhe njihet prej vitesh, ja çfarë i shkruan Rama: “Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh prej disa vitesh dhe e vlerësoj vizionin e tij”