Ja kush eshte krahina qe hedh me shume lek ne dasma sipas Anxhela Peristerit

Këngëtarja Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

E ftuar në “Why not”, Anxhela është pyetur se kush hedh më shumë lekë në dasma të veriut apo të jugut, si këngëtare që merr pjesë në dasma. Ajo tha se veriut i zien më shumë gjaku se atyre nga jugu.

Anxhela: Kjo është një këngë me motive veriu përgjithësisht për evente dhe dasma. Mua më fton më shumë për dasma Veriu, se di pse.

Roza Lati: Po kush hedh më shumë lekë për dasma, të veriut apo të jugut?

Anxhela Peristeri: Zakonisht ne funskionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar.

Sigurisht që edhe jugu ka dasma shumë të bukura, por veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu.