Izoloi për 6 vjet familjen, 52-vjeçari habit me deklaraten: Nuk i kam lënë të dalin sepse..

0
622

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e 52-vjeçarit Xherxh Laçi, i njohur me emrin Gjergji i cili mbante ngujuar 2 fëmijët dhe gruan në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. 50-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të Policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.

“Kam ndjekur parimet e mia. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht. Tanimë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Xherxh Laçi nuk është i panjohur për Policinë, pasi më herët ka qenë i arrestuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013 ku ka qëlluar me armë zjarri në lagjen ku jetonte.