Ishte në transmetim, moderatoren e News 24 e kap ‘live’ dhimbja e mesit (video)

Qëndrimi i gjatë dhe i përqendruar para kamerës ka lodhur gazetaren Nisida Tufa. Teksa ishte në transmetim live duke përcjellë vizitën e kryeministrit të Spanjës në Tiranë, moderatorja është kapur nga regjia duke u shtriqur.

Mos u mërzit Nisida, gjëra që ndodhin, sidomos në transmetim direkt. Ndërkohë që një tjetër episod viral ndodhi po në këtë ekran pak ditë më parë.

Gjatë një transmetimi live në televizion mund të ndodhin shumë gjëra të sikletshme për një gazetar që përfundojnë të bëhen virale.