O të pangopur me çmime të çmendura! Shpërthen Braçe, për çmimet në plazhe: Mos thoni ‘janë bosh’ se po i zbrazni ju.

0
330

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar sërish këtë radhë’grykësinë’ në plazhe.

Braçe ka nxjerrë listën e çmimeve të frutave në një restorant në jug të vendit. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Braçe shkruan se për katër persona, çmimi për një shalqi është 3000 lekë të reja. E madje ish-zv. kryeministri ka bërë krahasimin e fitimit të bizneseve me fermerët.

“Pra nje shalqi me cmim 50 leke të shitet për 300 leke eshte poshtersi, me 3000 leke eshte cmenduri! Une e di nga vjen kjo; Arsyeja eshte mosprerja e faturave, kuponeve fiskale e keshtu me rradhe! Me to, as ma merr mendja se do ishin keto cmimet.

Ne fund, ju ne jug, mos thoni “plazhet jane bosh”! Po i zbrazni ju! Jo vetem kaq, por me cmimet tuaja, po taposni, bllokoni tregun e frutave e perimeve!,”-shkruan Braçe ndër të tjera.