Infermierja e spitalit pushohet nga puna pasi goditi femijen e porsalindur

Amanda Burke, u pushua nga puna si infermiere në Spitalin Good Samaritan pas shpërndarjes së një videoje ku ajo godiste nje foshnje të repartit intensiv. Tani ajo është nën akuzë për veprën penale të rrezikimit të mirëqenies së një fëmije, ngjarje e cila është edhe e regjistruar nga kamerat e 6 shkurtit.

Babai i foshnjes, përmes xhamit kishte parë infermieren Burke, teksa i afrohej fëmijës, e ngrinte lart, dhe më pas e ta ktheu përmbys e përplaste me fytyrë poshtë në shtrat

Të dy prindërit e rinj mbetën të shokuar nga ajo që kishin regjistruar dhe ndërkohë infermierja u pushua direkt nga puna dhe iu dha letër për paraqitje në gjykatë pasi ishte nën akuzë.

Avokati i saj u tha prokurorëve se vidjoja ishte keqkuptuar pasi ajo është një infermiere me përvojë dhe ka treguar gjithmonë dashuri e përkujdesje ndaj foshnjave.

Kështu që meqë i vogli Niko është mirë me shëndet e nuk asnjë problem, infermierja u pushua nga puna por ende e ka licensën e profesionit të infermieres.