Iken nga Tv Klan Arjan Cani. Ja emisioni i ri dhe televizoni i ri qe do ta shikojm

Hey, tokësorë! Arian Çani dhe programi i tij prej kohësh, “Zonë e lirë”, duket se nuk do të jenë pjesë e programacionit të Tv Klan.

Në fund të gushtit, nëpër media qarkulloi lajmi se Arian Çani do të largohet nga Tv Klan. Kryefjala raportoi se Çani do të zhvendoset në ABC News dhe emisioni i tij do të transmetohet dy herë në javë.

Së fundmi, Tv Klan prezantoi emisionet që do të nisin sezonin e ri televiziv dhe siç mund ta keni parë, “Zonë e lirë” nuk u përmend. E premtja mbrëma i është besuar tashmë Luana Vjollcës e cila do të vijë me programin “S’luan dot me mua”.