Idea gjeniale e pastrimit te stufes pa harxhuar para. Vetem me nje produkt bimor

Unë jam një nënë dhe ky mjet gjenial i pastrimit të furrës është falas dhe miqësor me mjedisin, por do ta lërë furrën tuaj të pastër

Një mami e re ka shpërndarë një mënyrë gjeniale pastrimi që i pastron raftet e furrës pa asnjë njollë – dhe është gjithashtu miqësor me mjedisin.

Me shtresa të trasha yndyre dhe papastërti për t’u hequr, pastrimi i furrave është një detyrë që shumica prej nesh e shmangin gjithnjë. Në fund të fundit, kush dëshiron të kalojë orë të tëra duke bërë një stërvitje energjike të krahut?

Gjithçka që duhet të bëni është të lini në raftin e furrës pak bar gjatë natës dhe… kaq.

Ajo shpjegoi se thjesht merrte raftet e furres dhe i zhytte në bar në çdo gjendje që të ishin,pastaj të nesërmen yndyra dhe papastërtia do të hiqeshin lehtë.

Të intriguar nga kjo metodë e papritur e thjeshtë, kolegët e apasionuar pas pastrimit vrapuan drejt komenteve:
Një person tha: “Ka vite që e bëj këtë. Për herë të parë e lashë zgarën time të ndotur në bar gjatë natës dhe ne mengjes i pastrova pa mundim.”

Më tej duke iu përgjigjur një përdoruesi i cili tha se nuk kishte bar, gruaja shkroi: “Me sa duket punon edhe me fijet e barit të freskët, kështu që nëse ke mundësi gjej vec një grusht bari të prerë, pasi duhet të jenë të lagura.”