I vodhen shume e madhe te eurove.Alda Klosi habit me deklartën në prokurori

Pasi nënë e bir janë lënë në burg për vjedhjen e mijëra eurove në shtëpinë e saj, zyrtarja Alda Klosi ka dëshmuar në prokurori se paratë janë të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj.

Në dosjen e zbardhur nga Klan News, Klosi thotë se këto para ia kanë lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer. Ajo shton se janë para të mbledhura ndër vite prej tyre pasi të afërmit e saj jetojnë në Amerikë.

Pjesë nga dëshmia e Alda Klosit para hetuesve:

I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe)

Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.

Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.