I thanë se është e shpifur. Ajo sot shpallet Miss Anglia

Një inxhiniere e hapësirës ajrore, e cila u bullizua për flokët e saj të kuqe kur ishte në shkollë, është shpallur Miss Anglia.

Jessica Gagen, 26 vjeç, la pas 30 mbretëresha të tjera bukurie dhe arriti të kurorëzohej e para në konkursin prestigjioz të mbajtur në Birmingham. Fitorja e saj vjen pasi kapërceu bullizmin në shkollë në shkollën e mesme për shkak të flokëve të saj natyrale në ngjyrë të kuqe.

Jessica e cila tani do të përfaqësojë Anglinë në Miss World, bullizohej nga shokët e klasës pasi ata i vinin pseudonime të ndryshme. Ajo detyrohej të hante drekën e saj në tualete në përpjekje për t’i shpëtuar abuzimit. Besimi i saj i shkatërruar nga shokët e klasës u rrit ngadalë pasi studentja u regjistrua nga një agjenci modelimi. Jessica u ngjit në pasarela anembanë globit ndërsa kapërceu problemet e saj të së kaluarës.

Ajo konkurroi vitin e kaluar në Miss Anglia dhe doli në vendin e dytë. Por asgjë nuk e ndaloi që të konkurronte sërish dhe këtë herë të shpallej fituese e Miss Anglia 2022.

Jessica, e cila studion në inxhinierinë e hapësirës ajrore në Universitetin e Liverpool-it thotë se është “e rëndësishme të edukohen njerëzit për atë se çfarë përballen flokëkuqtë në shkollë” dhe kërkon që fëmijët që përballen me probleme si ajo të fuqizohen me rastin e saj.