I shoqi vrau bashkëjetuesen e djalit, nënë e 3 fëmijëve! Flet vjehrra dhe bën deklaratën e forte

0
3121

Janë pamje të paimagjinueshme ato brenda shtëpisë së familjes Hoxha ku vjehrri, Xhevairi vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizin. I gjithë salloni është i mbuluar nga gjaku i së ndjerës.

Ndërkohë që pastron gjakun, bashkëshortja e Xhevairit tregon debatet që kishin në familje duke theksuar se ishte e ndjera shkaku se përse i biri, Fatjoni ishte ndarë nga bashkëshortja e parë, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç. Kjo e fundit ishte rimartuar në Durrës pas ndarjes me Fatjonin, i cili kishte krijuar një lidhje paralele me Merushën.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.