I riu shkon ne pune por humb jeten duke ren nga skela. Ishte nxenes shembullor

Një djalë i ri ka ndërruar jetë në qytetin e Durrësit, pasi është rrëzuar nga skela e një pallati ku punonte gjatë muajve të verës.

Bestar Veliu, një gjimnazist shembullor, dhe student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës punonte në ndërtim gjatë muajve të verës për të siguruar të ardhura për familjen e tij si dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës.

Ngjarja ka tronditur të afërmit dhe miqtë e studentit që u nda nga jeta në lule të rinisë.