I gjithë vendi ‘pushtohet’ nga reshjet e dendura të shiut, kur pritet të rikthehet moti me diell

Sipas Windy.com e njëjta situatë pritet të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme kur temperaturat priten të zbresin deri në tre gradë në vlerat minimale.

Ndërkohë ditën e nesërme do të rikthehen sërish masat e qëndrueshme me mot me diell në të gjithë territorin e vendit.

Vlera maksimale të temperaturave të ajrit pritet të arrijnë deri në 20 gradë. E njëjta situatë atmosferike pritet gjatë gjithë javës në vijim me një mot tipik pranveror.