I fundit! Fëmija i pajetë në valixhe në Korçë, del ekspertiza mjeko ligjore: Bebja është abortuar…

0
795

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u zbulua ditën e djeshme në Korçë, ku u gjet një i porsalindur i pajetë në një valixhe.

Në raportin mjeko-ligjor thuhet se fëmija ka qenë i formuar dhe sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore bëhet fjalë për abort.

Nuk dihet nëse fëmija ka lindur i gjallë apo i vdekur. Bëhet me dije se nëna ka abortuar pa asnjë ndihmë dhe se ka pasur hemorragji të madhe.

Kujtojmë që ka qenë bashkëshorti i saj me të cilën ka edhe një fëmijë 15 vjeç, që kur është kthyer nga Greqia ka zbuluar foshnjën e pajetë në valixhe dhe ka njoftuar policinë.

Ai madje ka pretenduar se fëmija nuk është i tij, pasi prej kohësh jeton në Greqi, teksa është mësuar se gruaja 40-vjeçare që ka lindur beben ka probleme mendore dhe se prej tre vitesh nuk kurohej.