Hyri për të shpëtuar dy të mitur, humb jeten 19 vjecari hero ne Durres. foto

DURRËS- Hyri për të shpëtuar të miturit, por duket se është mbytur vetë.

Një ngjarje ka ndodhur në Durrës, ku një 18-vjeçar është zhdukur në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarëve që rrezikonin të mbyteshin, por që nuk ka arritur të dalë vetë në breg.


Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës. A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.