Hyri për të bërë dush, por e zuri korrenti/ Zbardhen detaje nga tragjedia në Fushë Arrëz! Si humbën jetën nëna me dy vajzat

0
484

Një tragjedi i vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në familjen Kola në Fushë Arrëz. Panorama.al mëson se nëna bashkë me dy vajzat humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktime te kesaj tragjedie kane mbetur Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola 16 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç humbën jetën.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.