Humbja e 7-vjeçares në Himarë bën jehonë në te gjitha mediat britanike, ja çfarë shkruajnë

Media britanike “The Mirror” ka pasqyruar ngjarjen që ndodhi në brigjet shqiptare, ku humbi jetën Jonada Avdia, vajza 7 vjeçare e goditur nga skafi i shefit të policisë, tashmë të shkarkuar dhe përjashtuar, Arjan Tase.

Sipas Mirror, 7-vjeçarja Jonada Avdia, jetonte në Barking, në lindje të Londrës.

“Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri.

Ai zbuloi gjithashtu një bisedë prekëse që kishte bërë me babain e vajzës, Bledarin.

Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve.Ndaj kane keshilluar britaniket qe te bejn kujdes ne plazhet shqiptare se nuk ka siguri dhe as roje.