Humbi kontrollin e motorit, 22-vjeçari niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës

0
140

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi A.S, 22 vjeç, , banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësosre, ndërohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”, shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.