Humbi 3 nipat dhe vajzen. Nena shperthen ne lot dhe britma ne morg

0
1570

Anjeza dhe Ardian Hyseni humbën në një aksident tragjik në Itali në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin. Mediat italiane kanë shkruar sërish për ngjarjen e rëndë dhe kanë përshkruar momentet e tmerrit që ka përjetuar Anjeza, e cila shkoi në morg për të parë 3 fëmijët dhe nipin e pajetë.

‘Il Resto del Carlino’ shkruan se britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun. Siç shkruajnë mediat italiane ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip. “Nuk dua të jetoj më kështu…”, thotë ajo.

Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet. Sepse familja Hyseni ka katër arkivolet e bardhë para syve, të gjithë të rreshtuar në një dhomë në morgun Coviolo.

Brenda prehet Shane, 22 vjeç, me djalin e tij Mattias prej vetëm një vjeç e gjysmë, vëllain e tij të vogël Resat, 11 vjeç dhe motrën e tij të vogël Rejana, 9 vjeç, të gjithë viktima të aksidentit dramatik mbrëmjen e së dielës në Gaida. Orjol Lame, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është Lame, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.’- shkruan media italiane.

Trupat e pajetë do të qëndrojnë në Coviolo deri në nisjen për në Durrës. Ardiani dhe Anjeza do t’i varrosin fëmijët dhe nipin në vendlindje, sipas riteve islame. Deri më tani nuk është plotësuar dokumentacioni. Por fluturimi për riatdhesim, me ndihmën e ambasadës shqiptare, pritet të realizohet sonte në mbrëmje ose nesër.