Humb jeten shkrimtari dhe gazetari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur shqiptar Agim Cerga. Agim Cerga ka lindur në Shqipëri, por prej vitesh jeton në Kanada, ku edhe ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Cerga për disa vite (nga viti 1977 deri ne 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “Nëntori” etj.

Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej të cilëve 9 janë romane, 6 janë vëllime me tregime, 6 janë novela, si edhe një vëllim me 3 drama. Një pjesë e mirë e librave të tij janë ribotuar në Kosove dhe kritika letrare i ka vlerësuar shumë mirë. Ka marrë mbi 12 çmime në konkurset kombëtare dhe çmime vjetore të organeve letrare

Gjithashtu mbas shumë përpjekjesh ka mundur të botojë novelën “Mjështër Danai” që pengohej të botohej si libër nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri” me vërejtje absurde.