Humb jeten ne moshen 34 vjecare mjeku stomatolog

KOSOVË- Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu 34- vjeç ka ndërruar jetë papritmas ditën e djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij. Sefiu ka vdekur në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan. Dje ai kishte bërë edhe një dedikim në Facebook për babain e tij.

Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës të cilët kanë ngushëlluar familjarët.

Processed with VSCO with b1 preset

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 34-vjeçare të kolegut tonë Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim.