Humb jeten ne moshen 32 vjecare aktori i humorit

Nemeroff u nominua për një çmim ‘Juno’ për kategorinë “Comedy Album of the Year” për albumin e tij “The Pursuit of Comedy Has Ruined My Life”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Nemeroff ishte shfaqur në emisionin “Conan” të Conan O’Brien dhe ishte shfaqur në festivalin e komedisë “Just for Laughs”, si dhe në Festivalin e Komedisë “Winnipeg”.

Ai luajti gjithashtu në dy episode të shfaqjes komedi “Roast Battle Canada”.

Në një postim në faqen e Instagram-it të Nemeroff shkruhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick Nemeroff”.

Më tej, në njoftim thuhet: “Përkushtimi i Nick për komedinë ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme. Ai tërhoqi vëmendje në Kanada dhe SHBA, duke u bërë njëkohësisht një yll i komedisë. Nëse Nick do të ishte tani në një shfaqje humori, e sigurt që do të kishte bërë fansa të rinj…RIP Nick. Ne të duam.”

Robby Hoffman shkroi në Instagram: “Një djalë kaq i bukur i shkëlqyeshëm”, ndërsa komediania nga Zelanda e Re, Melanie Bracewell postoi: “Sa e trishtë… pusho në paqe Nick”.

Gjithashtu reagoi edhe Amanda Brooke Perri, e cila shkroi: “Të dua mik”.