Humb jeten diten e sotme ne vendin e punes 19 vjecari shqiptar ne itali

Ngjarje tragjike në Itali. Një 19-vjeçar nga fshati Fishtë i Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë.

Viktima është Aurel Doda, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia.

I riu ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar dhe gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ai ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.