Humb jeten 39 vjecari shqiptar ne Itali.La pas një vajzë 13 vjeç

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Klodian Petro, 39-vjeçari që banonte dhe punonte në Valdarno, ishte duke udhëtuar me një makinë ‘Lancia Ypsilon’ kur u përplas me një ‘Peugeot 308’. Shoferja e mjetit tjetër u lëndua, ndërsa Petro vdiq.

Mësohet se airbag-u në makinën e Petro nuk ka mundur të zbusë goditjen e fortë që shkaktoi përplasja. Hetimet kanë treguar se shpejtësia e lartë e makinave ka qenë shkaku i aksidentit fatal. Megjithatë, dinamika e aksidentit është ende duke u hetuar.

Shqiptari la pas një vajzë të mitur, që sapo kishte mbushur 13 vjeç. Ngjarja ka shkaktuar trishtim tek të gjithë ata që e njihnin Klodianin.