Historia rrëqethëse e 41-vjeçarit turk që humbi gjymtyrët nën rrenojat e termetit ne Turqi

Babit Babacan është një nga të shpëtuarit nga rrënojat e tërmetit tragjik në Turqi. Për shkak të lëndimeve të rënda që mori, Babacanit iu prenë dy këmbët mbi gju dhe krahu i majtë mbi bërryl.

Babacani ishte në shtëpi bashkë më gruan dhe tre fëmijët e tyre në momentin që ra tërmeti. Mësohet se ai ka qëndruar tre ditë nën rrënoja. Aktualisht ai ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por i nevojiten para për të vendosur proteza në gjymtyrët.

“Ndaluan kovën dhe më shpëtuan”, tha Babacani. Ai foli për momentet tragjike që kaloi me familjen e tij, duke thënë “Shtëpia u shemb papritur. Rrënojat ranë mbi mua, bërtita dhe askush nuk dëgjoi. Në atë moment ndjeva vdekjen. Thashë se po shkoj në shtëpinë e babait tim të ndjerë. Në ditën e 3-të të tërmetit, unë bërtita ‘Jam këtu!’ ndërsa fadroma ishte duke punuar. Ata ndaluan kovën dhe më shpëtuan. Këmba ime e majtë ishte pak më mirë, këmba tjetër dhe krahu i majtë ishin shtypur. I hapa sytë në spital”, ka rrëfyer 41-vjeçari.

Mjekët bëjnë me dije se pas disa muajve, Babacanit ka nevojë për vendosjen e një proteze. “Kërkoj ndihmë nga njerëzit për protezë”, tha ai.