Harrojini çrregullimet menstruale me këtë lëng natyral!

0
498

Majdanozi hyn te bimët medicinale. Lëngu i majdanozit të gjallë është një nga lëngjet më të fuqishëm. Ai kurrë nuk duhet të pihet i vetëm në sasi më shumë se 25-50 gr njëherësh, vetëm po qe se përzihet me sasi të bollshme lëngu karote apo lëngje zarzavatesh të tjerë, si: selino, sallatë jeshile apo spinaq, por jo në sasi të mëdha në raport me volumin e lëngjeve të tjerë.

Majdanozi i gjallë ka veti esenciale për të oksigjenuar metabolizmin për mirëmbajtjen e një veprimi normal të gjendrave adrenale dhe tiroidës. Elementët te majdanozi janë të vendosur në atë raport që ndihmojnë në mirëmbajtjen e enëve të gjakut. Ai është një ushqim i shkëlqyer për aparatin urogjenital, duke qenë një asistues i madh në gjendjet e gurëve në veshka dhe fshikëzën e urinës, nefrit dhe çrregullime të tjera të veshkave. Ai është përdorur me efikasitet edhe në rastet me grumbullim uji.

Majdanozi është efikas në çdo sëmundje që lidhet me sytë dhe sistemin nervor të shikimit. Sytë e dobët, ulçeracionet e korneas, kataraktet, konjuktiviti, dembelizmi i pupilës etj. janë mjekuar duke pirë lëngun e majdanosit të gjallë të përzier me lëng karote, selinoje dhe çikoreje.

Asnjëherë mos pini sasi të madhe lëng majdanozi të gjallë pasi përqendrimi i tij i lartë mund të rezultojë me një çrregullim të fortë të sistemit nervor. I përzier me lëngje të tjerë ai bën jashtëzakonisht mirë.

Majdanozi përdoret edhe për të nxitur shkarkimin menstrual, veçanërisht së bashku me lëngun e rrepës ose me lëngun e panxharit, karotës dhe kastravecit. Dhimbjet apo shtrëngimet e barkut si rezultat i çrregullimeve menstruale qetësohen dhe rregullohen tërësisht nga pirja e këtyre lëngjeve, kur njëkohësisht janë hequr nga dieta ushqimet me përmbajtje niseshteje dhe sheqeri.