Habit moderatorja e Top Channel: I dua shume veriorët se janë analfabetë, s’dinë të shkruajnë…

Po bën xhiron e rrjetit sot një deklaratë e Erjola Doçit. Gjatë një debati në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, teksa po flitej për diferencat jug-veri,

Erjola është shprehur se veriorët i pëlqen sepse sipas saj janë analfabetë.

“Unë i dua veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, thotë Erjola, e cila vetë është me origjinë nga Kukësi.

Ndërkohë gjatë debatit ajo ka theksuar se veten e sheh të martuar vetëm me verior.

“Ideja ime për partner lidhet vetëm me veriun sepse më pëlqejnë që nga mënyra e qëndrimit, prezenca, potenca mashkullore dhe realisht gjej shumë siguri, pa ofenduar jugun”, është shprehur Erjola.