Gushti mbyllet me surpriza, por si do të jenë ditët e para të shtatorit? Meteorologia tregon për detajet

0
500

Vendi ynë prej ditësh tashmë po përfshihen me një mot me reshje lokale shiu, ndërsa sinoptikania Porja tregon se e njejta situat do të na shoqërojë edhe në ditët në vijim, me temperatura që do të shënojnë rritje. Lajda Porja u shpreh se ditët e fundit të muajit gusht dhe deri javën e parë të shtatorit temperatuarat do të arrijnë maksimumin deri në 37 gradë celcius dhe pritet një mot i paqëndrueshëm

Ajo gjithashtu shtoi se pavarësisht temperaturave të larta, pasditet do të shoqërohen me rrebeshe shiu, ku nuk do të mungojnë as mini-stuhitë e erës dhe breshërit në zonat bregdetare.

“Situatë e paqëndrueshme edhe pse dita nis me diell. Parashikohet që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave nga nesër deri në 34 gradë. Kemi alternim të motit, paradite me diell dhe pasdite duke rrezikuar rrebeshe shiu ku më të dukshme do jenë në zonat juglindore. Zonat e ulëta dhe kryeqyteti do kenë reshje afatshkurtra por në zonat e bregdetare nuk do mungojnë as mini-stuhitë e erës dhe breshërit. Parashikohet që dhe fundjava të sjellë vranësira dhe rebeshe shiu,” tha Porja.

Ndërsa sa i përket pyetjes se si do të mbyllet muaji gusht, Porja tha se ‘deri në date 31 parashikohet të ketë rritje të temperaturave, edhe pse në 10 ditëshin e fundit ka pasur luhatje, megjithate pritet që dhe në javën e parë të shtatorit të kemi rritje temperaturash deri në 37 gradë. Do kemi mot me diell por nuk do mungojnë as reshjet e shiut, ndërsa qytetet e zonave të ulëta dhe ato malore do priren te kene here pas here rrebeshe shiu”.