Sunday, October 1, 2023
HomeNEWSGruas i ngec gjarpri i gjallë në vesh, mjeku tenton t’ia heqë

Gruas i ngec gjarpri i gjallë në vesh, mjeku tenton t’ia heqë

Një gruaje i ka ngecur gjarpri në vesh dhe video-ja është bërë virale në media dhe rrjete sociale. Në këtë video, shfaqet një gjarpër i gjallë brenda veshit të një gruaje dhe një mjek që përpiqet t’ia heqë.

Gruaja shihet e qetë e ulur brenda dhomës së mjekut, ndërkohë që ai i veshur me doreza, përdor një kapëse për të hequr gjarprin. Vendi apo koha e ngjarjes ende nuk dihet.

Video përfundon pa zbuluar nëse gjarpri nxirret nga veshi i gruas dhe kjo i ka zhgënjyer përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët mendojnë se video nuk është e vërtetë.

Kafshimi i gjarprit mund të shkaktojë urgjenca të rënda mjekësore që përfshijnë paralizë të papritur, probleme me zemrën, gjakderdhje që mund të çojnë në hemorragji fatale.

Advertisingspot_img

Popular posts

My favorites

I'm social

0FansLike
0FollowersFollow
3,873FollowersFollow
0SubscribersSubscribe