Gruaja shqiptare bëhet vjehrrë por bie në hall me nusen: Si t’ja bëj që të më…

Nje grua shqiptare ka rene ne hall pasi ankohet se nusja e djalit e mban larg dhe thote se i biri e do shumë atë.

Rrefimi per psikologen Ervisa Lula:

Nipin e vogël 2-vjeçar e shoh shumë rrallë, nuk më ftojnë asnjëherë në shtëpi ndërkohë që ndihem shumë vetëm. Burri më vdiq kur djali ishte vetëm 3 vjeç dhe nuk u martova kurrë që im bir të mos rritej me njerk. Çfarë të bëj që ata të më duan?

-Përshëndetje! E kuptoj plotësisht situatën e vështirë në të cilën ndodhesh. Edhe pse përgjegjësinë e gjithçkaje ja ke lënë nuses mendoj se raporti me djalin është ai që i ka çuar gjërat në këtë pikë. Sakrifica që keni bërë është e madhe dhe një nënë është përherë e gatshme të vetësakrifikohet ama të qënit prind është e vështirë.

Vendosja e raporteve mes prindërve dhe fëmijëve nuk ndodh kur ata bëhen madhorë, por nis qysh kur janë fare të vegjël. Megjithatë pavarësisht asaj që ka ndodhur duhet të marrësh situatën në dorë dhe të kërkosh vendin që të takon në jetën e djalit. Si fillim do të këshilloja të flisje me të veçmas, jo ta mbysje me kritika se të ka lënë pas dore, por bëji të qartë se sa i rëndësishëm është për ty dhe sa vetëm ndihesh këto kohë.

Mos fol keq për nusen, por thuaji se do të ishe shumë e lumtur nëse do të kaloje pak më shumë kohë me nipin, ndoshta edhe duke i ndihmuar kur ata kanë nevojë. Thuaji djalit tënd se ai është njeriu më i rëndësishëm në jetën tënde dhe qëllimi yt është vetëm ta shohësh të lumtur. Sigurisht që ai nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj situate. Përpiqu më pas që gjatë takimeve me nusen dhe qëndrimit me të, të jesh e hapur për biseda, mirëkuptuese dhe t’i bësh asaj të qartë se nuk ke ndërmend të cënosh jetën që ajo ka ndërtuar, përkundrazi dëshiron të kontribuosh dhe ti në lumturinë e tyre. Raporti nuse-vjehrrë sigurisht që është një raport i vështirë, por jo i pamundur.