Gruaja lind ne ashensorin e pallatit por shikoni sa emer te bukur qe i vendosi vajzes

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një grua ka sjellë në jetë fëmijën në ashensor.

Deborah Bittar lindi në ashensorin e pallatit të saj, ndërsa gjithçka është regjistruar nga një kamera vëzhgimi.

Ajo ishte në shtëpi kur filloi lindjen dhe u bë gati për tu nisur për në spitalin më të afërt, por në ashensor ndodhi e papritura dhe ajo solli në jetë vajzën e saj, Julia.

Fatmirësisht ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Danilo Almeida, i cili është mjek gjinekolog që e ndihmoi gjatë lindjes.

Babai preu edhe kordonin e kërthizës dhe ndonëse në karrierën e tij ka ndihmuar më shumë se 5000 gra, ai pranon se kjo lindje ishte më e veçanta.

“Shumica e lindjeve që kam janë normale dhe ndonjëherë zgjasin më pak se dy orë. Kjo më befasoi”, shtoi ai.