Gruaja e Xhevairit duke pastruar gjakun në shtëpi: Merushja e acaronte gjithmonë, djali u nda prej asaj

0
2315

Qerime Hoxha është bashkëshortja e Xhevair Hoxhës, i cili ditën e sotme vrau të fejuarën e djalit dhe më pas veten e tij. Hoxha ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë por pranon se bashkëshorti i saj i kishte deklaruar asaj por edhe banorëve të fshatit se do ta vriste Merushen, gruan me të cilën bashkëjetonte djali i tyre. Sipas saj Merushe Hazizi e acaronte bashkëshortin e saj 61-vjeçar duke i thënë se nuk kishte shtëpi e duhej të largohej. Teksa pastronte gjakun i cili ka mbuluar çdo cep të shtëpisë, Qerime Hoxha u shpreh se Merushe Hazizi ishte shkaku që djali i tyre u nda nga nusja e parë pasi ai e tradhtonte.

Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu. Ajo i thoshte mos hajde këtu se janë shtëpitë e mia, na acaronte shumë. Ajo 1 muaj kishte që kishte ardhur këtu, jetonin me qira. Ai thoshte nëpër fshat do e vras, po nuk ma merrte mendja se do e bënte këtë punë.