Gruaja 77 vjecare dashurohet me 77 vjecarin me shikim te pare.Ja ku e bejn dasmen

Gruaja, 77 vjeçe, martohet me ‘burrin perfekt’ me të cilin u njoh gjatë pandemisë në shtëpinë e kujdesit për të moshuar

Dy banorë të shtëpisë së të moshuarve u martuan me njëri-tjetrin në një ceremoni të thjeshtë pasi ranë në dashuri që kur u takuan gjatë pandemisë Covid-19 .

Mary Turrell, 77 vjeçe , tha se dashuria e tyre ishte “dashuri me shikim të parë” që kur Derek Brown, gjithashtu 77 vjeç, u zhvendos në shtëpinë e kujdesit gjatë pandemisë.

Kështu më pak se një vit më vonë, ata u martuan para familjarëve dhe miqve të tyre në një ceremoni të ëmbël.

Zogjtë e ‘të pandarë’ thanë se sytë e tyre u takuan menjëherë ‘në një dhomë të mbushur me njerëz’ dhe shikimi i tyre shkoi drejt e në zemër.

Mary, e cila jeton në atë shtëpi që prej vitit 2017, tha se mbi të gjitha vështirësitë që solli pandemia, ajo e ndihmoi atë të gjente ‘burrin e saj të përsosur’. “Ishte dashuri me shikim të parë. Ai është gjithçka që kam dashur ndonjëherë. Këndojmë, pikturojmë, dhe kërcejmë kur unë mund të qëndroj në këmbë. Shumica e gjërave ne i bëjmë së bashku.

“Jeta mund të jetë e vështirë, por mua më solli njeriun tim të përsosur .”

Si ju duket kjo histori dashurie? A besoni tek dashuria me shikim te pare?