Gjergj Leka merr surprizën e papritur nga bashkëshortja diten e djeshme ne 60-vjetorin e tij

Gjergj Leka ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të treguar se si e festoi ai 60-vjetorin e lindjes. Kantautor, kompozitor, instrumentist e madje moderator dhe autor programesh televizive, Gjergj Leka nga 60 vite jetë, 45 ia ka dedikuar artit dhe kulturës.

I pyetur nga Rudina nëse është e para dashuria apo muzika, ai është përgjigjur se tani vijnë bashkë, por më herët ka qenë gjithmonë muzika.

“Për mua nuk ka dashuri pa muzikë dhe as muzikë pa dashuri. Janë të dyja të lidhura shumë me njëra-tjetrën, ndoshta pastaj edhe gabimeve të rinisë ia vë fajin edhe muzikës, por është një alibi”.

Gjergj Leka, në çdo dalje televizive të tijën, nuk e lë kurrë pa e përmendur partneren e tij, Eriselën, duke treguar kështu dashurinë dhe përkushtimin që ka ndaj saj. Në emision ai mori një surprizë shumë të bukur prej saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri, të uroj shumë ditëlindje të tjera t’i festojmë së bashku. Këtë ia uroj edhe vetes sime, se jam me fat dhe e lumtur që jam përkrah teje”,- i tha ajo në një videomesazh, pak para se të vinte në studio për ta surprizuar edhe njëherë kantautorin:

“Mashkulli është krijesë shumë egoiste, edhe femrën më të mirë të ketë përpara, nuk ulet. Ne s’e pranojmë, por kështu jemi. Erisela ka diçka, bën atë që normalisht e ka të vështirë ta bëjë femra, që edhe kur ti e ke gabim, ato 5 minuta të thotë ke të drejtë. Pastaj të thotë “hë, e kuptove”, aty ti vihesh në pozitë. Kjo është një anë karakteri e fortë, urtësie, por edhe butësie…” – tha për partneren Gjergj Leka.

“Ne punojmë se bashku, ajo është bashkautore e programeve të mia. Kur të lidh zanati, jeta e përditshme, për mua është një shoqe shumë e mirë”.

Erisela, pas pak iu drejtua studios për ta ftuar Gjergjin në një vallëzim duke i lënë kështu një kujtim shumë të bukur për ditëlindje.