Gjen çantën me 1 mije euro brenda dhe shkon ta dorezoje ne polici, emigranti i papunë në Itali perfundon ne..

0
106

Paraja nuk është gjithçka dhe këtë e ka vërtetuar rasi i fundit i bërë publik nga Italia.

Bëhet me dije se një azilkërkues pakistanez në Itali ka perfunduar ne faqete e para te mediave italiane me gjestin e tij pasi gjeti një çantë të humbur në një rrugë në Firence, brenda së cilës kishte 1000 euro.

Edhe pse 30-vjeçari ishte i papunë, vendosi të shkonte në një nga komisariatet e policisë dhe ja dorëzoi personelit të rojës.

Agjentët më pas ja kthyen pronarit, një tjetër emigrant, i cili kishte humbur çantën në via Baracca.

Gjesti i ndershmërisë së 30-vjeçarit u vlerësua nga punonjësit e policisë dhe nuk e priste qe mediat do te shkruanin per te.

“Kur pashë çantën në tokë mendova menjëherë se duhej t’ia ktheja pronarit, nuk mund të bëja ndryshe”, tha ai.