Gazetarja e fut djathin dhe gjalpin në lumin me mikrobe dhe fekale. Laboratori ben analizat dhe mund ta hani pa problem

Emisioni Fiks Fare faktoi skandalin mbi analizat që i bëhen ushqimeve në një laborator në Fier. Ku djathin dhe gjalpin e larë me ujë të lumit Gjanica e çojnë për analiza në laboratorin ” Vesa”, ku pas analizimit produktet dalin të pastër, pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshëm.

Investigimi i emisionit Fiks Fare nisi me blerjen e djathit dhe gjalpit në një market të qytetit dhe pasi lahen në lumin Gjanica i ndotur nga ujërat e bardha dhe të zeza të qytetit , gazetarët i drejtohen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, të cilët e orientojnë gazetarin t’i bëjë analizat në laboratorin “Vesa”.

Punëtorja e laboratorit i jep bashkëpunëtorit të Fiksit dy fletë në të cilat shkruhet se do kryhen analizat për e -coli që do të paktën 18 orë të dali përgjigjia, si rrjedhojë e shkallës së vështirësisë së analizës.

Por sapo bashkëpunëtori i Fiksit dorëzon produktet dhe largohet punëtorja e laboratorit “Vesa” e telefon duke i thënë të kthehet, pasi do i japë një tjetër përgjigje që del më shpejt për 2 -3 orë që ta kishte për AKU-në. Bashkëpunëtori i Fiksit rikthehet në laborator ku merr përgjigjen për analizat fiziko kimike ,për kripën dhe lagështirën e produkteve. Sipas këtij laboratori në këto analiza ,era e produktit është e mirë po ashtu edhe shija.

Punonjësja thotë që produkti konsumohet edhe pse më parë ishte larë nga gazetarët e Fiksit në lumin Gjanica. Por Fiksi kërkon nga laboratori “Vesa” të marrë përgjigjen e analiza për e-colin. Kjo është analiza mikrobiologjike kusht që tregon se produkti është i pastër dhe mund të tregtohet për konsumim.Laboratori “Vesa” i dërgon përgjigjet bashkëpunëtorit të Fiksit edhe për e-colin ku thuhet se; Produkti është shumë i pastër dhe i kosumueshëm për qytetarët.

Emisioni Fiks Fare kërkon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit i cili është i vetmi institucion shtetëror për akreditimin e laboratorëve në fushën e ushqimit nëse laboratori “Vesa” është i akredituar? Sipas këtij instiucioni shtetëror nuk ekziston akreditim për laboratorin “Vesa”.