Gazetarja Anila Hoxha jep lajmin e keq për ish-shefin e policisë, ja cfare pritet te ndodh me Arjan Tase

Prokuroria e Vlorës pritet të dalë kundër qëndrimit dhe referimit të policise së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzen e rende ndaj tij.

Nga burime të sigurta gazetarja Anila Hoxha mëson se prokurorja e çështjes do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e policisë Arjan Tase për akuzën humbje jete me dashje të 7 vjecares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë arrest me burg.

Në këtë menyrë prokuroria e rëndon gjendjen e ish-shefit të Elbasanit duke ju referuar provave që u mblodhën në vendngjarje.

“Nuk ka hubje jete nga pakujdesia, por humbje jete me dashje mbasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”,- thonë burimet e Anila Hoxhes.