“Gabriel po mundohet shumë”, Kledi Kadiu tregon problemin e madh me djalin e tij

Historia qe preku zemrat e shqiptareve. Historia e Kledi Kadiut me djalin e tij. Femija i dyte qe lind ne gusht te vitit te kaluar.

Por kjo lindje kishte nje problem dhe djali i tyre Grabriel pati temperature te lart dhe dha nje diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti që për pak i mori jetën.

Fëmija arriti të mbijetoje dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.

Gabriel, shpjegon balerini u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave.Çifti nuk u dorëzuar dhe vazhdoi së bashku me vogëlushin të mundohen të ja dalin.

“Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershme tashme – tha ai – dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë.

“Por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët.”