Fshati me 5 banorë në Shqipëri. I riu që pret nuse që ta popullojë sërish!

Sarandë- Zbrazja e fshatrave është një fenomen trishtues në Shqipëri.

I tillë është edhe fshati Sirikat në Sarandë i cili ka vetëm 5 banorë.

Një ndër 5 banorët është dhe një 34-vjeçar i cili refuzon të largohet nga fshati.

“Pse të iki, kam dhe një punë këtu, nuk jam keq”-kanë qenë këto fjalët e një të riu që nuk ka braktisur fshatin Sirikat të Sarandës.

Vangjeli është i vetmi i ri që nuk është larguar nga vendi i tij. Përveç 34-vjeçarit në Sirikat jetojnë edhe 4 banorë të tjerë të cilët janë të moshuar.

34-vjeçari jeton me prindërit dhe nuk është martuar, ndërsa konsiderohet si “shpresa e vetme” që mund të popullojë Sirikatin.

Prej dekadash, problem për banorët është amortizimi i rrugës. Rruga e cila nga Saranda duhet të zgjaste rreth 15 minuta shkon 1 orë.

Ndërkohë, Urania nëna e Vangjelit që është 65 vjeçe ndjen nostalgji për kohën kur fshati ishte i populluar, ndërsa për të mos u ndjerë vetëm përpiqet të mbushë kohën me punët e shtëpisë.

“Me punët e shtëpisë, me bagëtitë, kopshtin. Jam vetë dhe vajzë e vetme jam. 2 shtëpi kanë ngel, ca ikën në Greqi disa të tjerë nuk jetojne me kisha prindërit edhe ata nuk jetojne me”-është shprehur ajo.