(Foto) Do na përfaqësojë në Eurovizion, Ronela Hajati i lë të gjithë pa fjalë me veshjen e saj

Ka premtuar një performancë në Eurovision që do të mbahet mend gjatë dhe po e mban fjalën. Kujtojmë se nata e parë gjysmëfinale e Eurovizionit është të martën më 10 maj.

Ronela Hajati ka parakaluar në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit evropian dhe është siguruar që të “rrëmbejë” të gjithë vëmendjen.Ceremonia po mbahet në pallatin Venaria Reale, ku pjesëmarrësit nga 40 shtete parakaluan në tapetin 200 metra të gjatë.

Ronela kishte zgjedhur një veshje unike, shoqëruar me një kapele po aq të veçantë sa e gjithë veshja.Ronela Hajati habit italianët me veshjen e fundit në ceremoninë e hapjes së Eurovisionit (foto)Në fjalën e saj, Ronela tha mes të tjerash: “Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Evropë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj këtë mundësi jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”, tha Ronela.

Më pas, artistët dhe delegacionet e tyre shoqëruese do të hyjnë brenda, ku do të priten nga kryetari i bashkisë së Torinos Stefano Lorusso, nga mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Österdahl dhe nga Producentet Ekzekutive Simona Martorelli dhe Claudio Fasulo.Ronela ka thënë se nuk pret të fitojë Eurovizionin, por nëse shkon deri në finale do ishte një super arritje për të dhe mbi të gjitha do vetëm që të bëjë një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë, sepse dihet pastaj mënyra si funksionon votimi në këtë festival.