“Fluturon” cmimi i gjelit te detit rriten shume cmimi i tyre

0
729

Çmimi i gjelit të detit është rritur krahasuar me një vit më parë. Rritësit e thyre thonë se kjo lidhet drejtpërdrejtë me rritjen e çmimit të misrit dhe produkteve të tjera që ushqehen shpendët.

Këtë vit të ri, gjeli dhe pula e detit do të shiten më shtrenjtë.

Fermerët pohojnë rritjen e çmimit për kilogram, por përgjegjës thonë se nuk janë ata.

Hamli dhe Fiqëreta Aga nga Baldushku kanë rreth 70 krerë, dhe thonë se ushqimet për ta janë dyfishuar.

“10 mijë lekë gjeli, 12 mijë lekë pula. Është rritur se janë ngritur çmimet.”

Për ta puna ka ecur mirë, pasi i kanë të porossitura rreth 50% të tyre.

“I kam të porositur 30 copë, gjysma.”

Ndërsa për Hajrie dhe Dervish Allmuçën ditët e para nuk kanë qenë shumë të mira për tregun e tyre.

“Shumë pak ka kërkesa, 10 kërkesa jo më shumë dhe kam 10 ditë këtu.”

Edhe ata konfirmojnë se çmimi është rritur, duke shkuar 1000 për gjelat dhe 1200 për pulat e detit.

“10 mijë gjeli, 12 mijë lekë pula.1 mijë lekë për kg. Misri kushton 55 mijë lekë kuintali, vjet ka qenë 45, 40.”

I druhen hyrjes në treg të gjelave të importit.

“Po u futën do detyrohemi të ulim çmimin, nuk kemi çfarë të bëjmë.”

Në shumë raste, në pamundësi për të blerë gjelin e detit, marrin ato të fushës./ora/