Flasin mjekët/ Këto janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga artriti

0
919

Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave që prek gati 1% të popullsisë në botë. Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç.

Një fakt interesant është që femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të shfaqin artrit reumatoid. Kjo sëmundje e rëndë autoimune shkakton deormim të dukshëm të kockave siç duket në foto, ndjenjën e vazhdueshme të ngurtësisë dhe kufizon aftësinë për të lëvizur. Në artikullin e sotëm, ju njohim me ushqimet që nuk duhet të hani nëse vuani nga artriti:

Buka e bardhë: Studimet e fundit kanë provuar se karbohidratet e përpunuara që gjenden te buka e bardhë ndikojnë në formimin e AGEs, të njohura ndryshe si kompozimet e avancuara të glikacionit. Si pasojë këta përbërës ndikojnë në rritjen e inflamacionit në trup dhe përkeqësimin e artritit.

Yndyrat trans (të prodhuara artificialisht): Kur blini vaj, përveç çmimit kushtojini rëndësi edhe etiketës së tij. Për shembull, vajrat ku shënohet “pjesërisht të hidrogjenizuar’ duhet të shmangen sepse kanë në përmbajtjen e tyre yndyra të pangopura që shpërbëjnë strukturën e proteinës C-reaktive. Kujtojmë se kjo e fundit është një proteinë natyrale, e sekretuar nga mëlçia në përgjigje të inflamacionit, siç është artriti ose çdolloj infeksioni në trup.

Vaji i sojës dhe vaji vegjetal: Vajrat vegjetalë janë të pasura me acide yndyrore Omega-6. Ndërsa acidet yndyrore Omega 6 janë të nevojshme për zhvillimin dhe rritjen normale të një njeriu, por dieta standarde perëndimore priret të jetë shumë e lartë në to dhe konsumi i tepërt i tyre mund të shkaktojë prodhimin e kimikateve pro-inflamatorë. Një studim i vitit 2012 i botuar në “Journal of Nutrition and Metabolism” zbuloi se një raport më i lartë i acideve yndyrore omega-6 me omega-3 lidhet me rrezikun në rritje të zhvillimit të sëmundjeve kronike inflamatore, duke përfshirë artritin.

Produktet e përpunuara: Produktet e përpunuara kanë në përmbajtjen e tyrë përbërës pro-inflamatorë: karbohidrate ose sheqerna të përpunuara, yndyra artificiale dhe vajra bimore që ndikojnë në përkeqësimin e sëmundjeve inflamatore siç është artriti.

Nese artikulli ju ka pelyqer shperndaje ne faqen tuaj