Flasin ekspertet. Si te largoni depresionin dhe te mbroni zemren duke bere 2 here ne jave mardhenie intime

Intimiteti është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie në çift.

Shumë studime tregojnë se marrëdhënia intime është shumë i rëndësishëm edhe për shëndetin tonë.

Ndërkohë studimet e fundit tregojnë se seksi i rregullt mund të jetë i dobishëm për trupin, duke e mbajtur atë larg problemeve të ndryshme shëndetësore.

Ekspertët, të cilët theksojnë se një jetë seksuale aktive mund të jetë po aq e rëndësishme për shëndetin sa të kujdeseni për dietën tuaj, të kufizoni alkoolin dhe të ndaloni pirjen e duhanit .

”Studimet tregojnë se imuniteti , shëndeti kardiovaskular dhe depresioni janë vetëm disa nga faktorët që ndikohen pozitivisht nga aktiviteti seksual ,” thotë Kaye Wellings, profesore e shëndetit seksual dhe riprodhues në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër .

Gjetjet e hulumtimit tregojnë se seksi redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të mbron nga depresioni.

Marrëdhëniet seksuale 1 ose 2 herë në javë rritin nivelet e imunoglobulinës A , e cila ndihmon në luftimin e infeksioneve, mbron zemrën dhe largon depresionin.

Studimi i CaPS , i cili përfshiu 914 burra të moshës 45-59 vjeç, zbuloi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës u dyfishuan gjatë 20 viteve te burrat që bënin seks një herë në muaj në krahasim me ata që bënin më shumë seks.