Fjoralba Ponari do te largohet nga Shqiperia? Tregon se ku do të jetojë

Fjoralba Ponari duket se në të ardhmen mund të largohet nga Shqipëria. Moderatorja ka zbuluar në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram se në të ardhmen e afërt e sheh veten duke jetuar në Firence, Itali.

“Qyteti i preferuar që ke vizituar dhe pse”, ishte pyetja e një ndjekëseje të cilës Fjoralba i është përgjigjur duke thënë: “I preferuari i të gjitha kohërave është Firence ku edhe e shoh veten duke jetuar në të ardhmen jo fort të largët”.