Fitoi mbi vdekjen që kur lindi! 14 operacione, heroi Leo: Do ngrihem në këmbë

0
462

Sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin u njohëm me historinë e Leart Hasanllarit, një 14 vjeçar inspirues. Ai ka lindur me një deformim të rrallë kockash që quhet paraplegi inferior imperfecta, për pasojë e ka të pamundur të lëvizë pa karrocën e tij.

Learti, ose ndryshe Leo, është një fëmijë i dashuruar pas artit e dëshiron që në të ardhmen të bëhet aktor. Me rrëfimin e historisë së tij të shkruar në një monolog të interpretuar nga vetë ai, ka prekur shumë njerëz.

I shoqëruar nga e ëma në studion e Ermal Peçit, Leo tha se i sapolindur ka prekur gishtin e mamit fortë dhe prej asaj dite e quan atë heroinë.

“Leo është fëmija e parë, mezi e prisnim. Bëja rregullisht ekot dhe vizitat dhe nuk mu tha asnjëherë se fëmija ka problem deri në momentin që linda. Nuk më thanë gjë pasi lindi Leo, ka lindur komplet i deformuar. Një ndër rastet e rralla. U disktua nëse duhet ta mbanim, po unë jam nëna më e lumtur që kam Leon. Është fuqia ime, kur nuk ankohet ai pse duhet të ankohemi ne?” – shprehu Anxhela Hasanllari, mamaja e tij.

Por aq sa ka vite jetë, Leo ka edhe operacione të kryera në këmbët e tij. Plot 14 të tilla të kryera në Shqipëri e Greqi. Brenda pak kohësh Leo shpreson të kryej operacionin e fundit i cili mund ta çoj përgjithmonë nga karroca.

“Ka qenë dy muajsh kur ka bërë operacionin e parë. U vendos në allçi për 6 muaj. Ishte si provë, e bëjmë këtë ndërhyrje dhe pastaj shohim si do eci. U detyruam ikëm në Greqi. Aty u bë ndërhyrja tjetër kur u shkëputën këmbët nga koka. Këmbët e tij janë komplet me hekura. Ka ndërhyrjen e fundit tani dhe na kanë dhënë shpresa që Leo do eci. Do vendosi proteza.”

“Unë po u ngrita në këmbë, po e realizova këtë ëndërr, dua që të luaj futboll.” – tha 14 vjeçari.