Fenomeni i rralle qe ndodhi sot ne Korce nga mot i nxehte ne bresher.Shiko si mbushen rruget/video

I nxehti afrikan ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh, por duket se në disa zona të vendit rrebeshi i breshërit nuk ka munguar ditët e fundit.

Siç shihet edhe në video, fshati Rrëmbec në Maliq, por edhe në disa fshatra të Bilishtit, rrugët janë zbardhur nga breshëri.

Ndërkohë disa qytetarë kanë fikur edhe makinat në rrugë pasi ka qenë e pamundur që të ecnin në kushtet atmosferike.