Femrat shofere shembullore ne timon por shikoni se sa gjoba kane marr per 2 muaj

Nëse deri më tani femrat janë konsideruar shembullore në timon gjërat tani kanë ndryshuar. Në vendin tonë vetëm në dy muaj janë vendosur 2412 gjoba ndaj shofereve femra. Përdorimi i celularit në timon është shkelja më e madhe që konstatohet nga policia rrugore. Në muajin Maj ka patur një ulje të lehtë të shkeljeve krahasuar me muajin Prill. Në muajin Maj janë vendosur 1126 gjoba për drejtueset femra, 160 shkelje më pak se Prilli. Shumica janë për përdorimin e telefonit, mosvendosja e rripit të sigurimit apo mosdhënien përparësi këmbësorëve.

Sipas efektivë të policisë rrugore, vitet e fundit vihet re një rritje e shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga femrat dhe kjo sipas Gerhard Bakës, specialist trafiku ndodh sepse:

Toleranca ndaj shkeljeve të femrave ka sjellë më pak ndëshkime por në momentin që kemi një rritje alarmante të shkelësve femra kemi vendosur shtimin e gjobave pa dallim gjinie.
Prej kohësh policia rrugore është pozicionuar në akset kryesore të vendit me radar apo edhe me makinën inteligjente, ku janë evidentuar mijëra shkelje të qarkullimit rrugor.