“Fëmijët luajnë Big Brother në shkollë! Mësuesja imiton Arbanën, nxënësit imitojnë Luizin dhe Kiarën”

Fenomeni Big Brother, është futur edhe në shkolla. Kështu thotë sociologia Marsi Simo e cila me shqetësim shpreh se një prind i ka treguar se fëmija i tij, si formë argëtimi në klasë, luajnë Big Brother.

“Jam e shokuar, e mërzitur, e inatosur të gjitha bashkë. Fenomeni i Big Brother, është futur deri në shkollë. Një prind më shprehu si shqetësim bisedën që kishte bërë më fëmijën e tij, që i kishte treguar se në klasë, luajnë Big Brother.

Mësuesja imiton Arbanën, nxënësit imitojnë Luizin, Kiarën, e me radhë”, u shpreh sociologia Simo në një video të publikuar në Instagramin e sajSHIH VIDEON

Ndersa Sociologia Nora Malaj e shikon Big Brotherin si një kthim pas në kohë. E ftuar në Dritare TV, zonja Malaj tha se përmes kësaj shtëpie, ku bëhet një lojë psikologjike, shoqëria që nuk e ka jetuar kohën e diktaturës, mund ta kuptojë përmes saj.

“Unë jam edukuar në sistemin e diktaturës ndaj e di se çfarë do të thotë Big Brother. Kam kuptuar që Big Brother nuk është gjë tjetër veçse reminishencë e kohërave dhe vjen për të treguar nëse shoqëritë demokratike janë realisht demokratike apo brenda tyre ka elemente diktati. Diktatura në fakt nuk fillon te sistemi, sepse kemi sistemin politik por edhe sistemet familjare.

Gjithë problemi nis te komunikimi dhe moskuptimi. Përmes kësaj shtëpie e cila nuk është me themele të forta, kupton se sa të vështira kanë qenë sistemet totalitare. Kjo është një lojë psikologjike dhe mendojeni se çfarë lavazhi truri i kanë bërë sistemet diktatoriale individëve”, tha Malaj në Dritare.