Femija thyen statujen ne qendren tregtare. Ja cfare e gjen babain e shkrete

Një baba i është gjobitur me 3,400 paund pasi djali i tij theu një skulpturë të frikshme 6 metra të lartë në një qendër tregtare pranë një dyqani lodrash.

Cheng, babai i djalit, ndodhej jashtë dyqanit për të bërë një telefonatë, por u kthye menjëherë brenda kur dëgjoi një përplasje të fortë. Vrapoi dhe pa djalin e tij duke qëndruar i palëvizur pranë teletubit gjigant, i cili kishte rënë në dysheme.

Pamjet e kamerave më vonë zbuluan se djali i Cheng-ut ishte mbështetur në stolin prej porcelani dhe pa dashje e ka rrëzuar.

“Djali im po rrinte i ngrirë dhe shikonte në dysheme lodrën e thyer. Ai ishte aq i trembur pas incidentit, saqë iu desh të linte shkollën. Pastaj pyeste pse skulptura dukej e frikshme.”

Cheng pranoi të paguante për lodrën e copëtuar, e cila iu zbrit nga kostoja e shitjes me pakicë prej 5,380 deri në 3,400 paund, mirëpo babai tani pretendon se djali i tij u akuzua gabimisht, pasi stafi fillimisht i tha atij se djali e kishte shkelmuar skulpturën por pamjet video treguan se djali i tij e kishte rrëzuar atë rastësisht.

Cheng tani u ka bërë thirrje dyqanit të rimbursojë paratë e tij dhe tha se skulptura duhet të ishte mbrojtur më mirë dhe të ruhej si e brishtë.

Por megjithatë pronarët e dyqaneve kanë këmbëngulur se kompensimi për Teletubby-n e thyer ishte ‘marrëveshje reciproke’.

Ata thanë se firma i kishte ofruar tashmë Cheng-ut një zbritje për artikullin dhe kostoja e skulpturës pasqyronte punën, dizajnin dhe të drejtën e autorit që kishte hyrë në krijimin e saj.